Basha: Hap i panegociueshëm largimi i Edi Ramës - News, Lajme - Vizion Plus

2019-05-28 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Koalicioni opozitar ka nënshkruar këtë të martë marrëveshjen prej 10 pikash. Pas nënshkrimit të marrëveshjes kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se nuk ka asnjë pakt me qeverinë e krimit dhe angazhimi kryesor i opozitës së bashkuar janë zgjedhjet e lira.Ndër të tjera në fjalën e tij kryedemokrati ka theksuar se tashmë mbi supet e tyre nuk qëndron vetëm përgjegjësia e fitores në zgjedhjet e ardhshme të lira e të ndershme, por tashmë ky është kthyer në një mision kombëtar për t?i dhënë fund tranzicionit.?Duhet të ndëshkohet krimi elektoral që prodhoi parlament ilegjitim dhe qeveri ilegjitime, armik të interesave të qytetarëve dhe mbron pasurimin e paligjshëm në emër të një grushti kriminelësh. Nuk do të ketë zgjedhje farse pa u ndëshkuar krimi elektoral. Dhe u pa vënë para përgjegjësisë Rama dhe bashkëpunëtorët e tij Dako, Gjiknuri. Mbi supet tona nuk qëndron përgjegjësia e fitores në zgjedhjet e ardhshme të lira e të ndershme por një mision kombëtar për t?i dhënë fund tranzicionit. Akti i parë i këtij koalicioni që merr jetë sot do të jetë formësimi i platformës për zgjedhje të lira e të ndershme. Hap i panegociueshëm mbetet zgjidhja politike, largimi i shkaktarit të kësaj gjendje, largimi i atij që shkatërroi policinë, arsimin, solli drejtësinë false, po shkatërron shtetin e shqiptarëve, largimi i Ramës dhe një qeveri tranzitore?.

Free Traffic Exchange