RTV Ora – Arrestohet 28 vjeçari në kërkim nga Italia për pjesmarrje në organizatë terroriste

2019-05-28 3

#rtvora

Policia ka vënë në pranga një 28-vjeçar nga Elbasani të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane.

Bledar Ibrahimi akuzohet se është përfshirë në organizata terroriste në Itali dhe Egjipt. I riu u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

"Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, si rezultat i informacioneve të marra dhe punës investigative, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, operacionin për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane. Bledar Ibrahimi, banues në Elbasan, u arrestua me qëllim ekstradimin,"-raportoi policia.

28-vjeçari është shpallur në kërkim nga Interpol Roma në datë 15.04.2019, mbi bazën e vendimit të arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Republikës Italiane në mars 2019, për veprën penale ?Pjesëmarrje në organizatë terroriste".

Ibrahimi është më parë deportuar nga Italia si person i rrezikshëm për rendin dhe sigurinë publike në Itali, pasi dyshohet të jetë i përfshirë me organizata terroriste në Itali dhe Egjipt.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi, i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ishte-shpallur-ne-kerkim-perfshirje-ne-organizata-terroriste-kapet-28-vjecari-ne-elbasan

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange