Report TV - Zbulohen dokumentet/ Vëllai i Salianjit kontigjent kriminal në BE, ja 4 emrat e tij

2019-05-28 6

Pak ditë më parë, Parlamenti holandez i kërkoi Komisionit Evropian të pezullonte liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë për shkak të numrit të madh të emigrantëve shqiptarë që kryejnë krime. Opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike nxitoi të shfrytëzonte kritikat e ardhura nga Holanda, duke e akuzuar edhe ajo qeverinë e kryeministrit Edi Rama se ishte fajtore për emergjencën e kriminalitetit edhe nga emigrantët.

Ndër përfaqësuesit e Partisë Demokratike që janë shprehur publikisht kundër fenomenit të emigrantëve kriminelë ishte edhe Ervin Salianji, i cili kishte qenë protagonist edhe i skandalit të famshëm të ?Babales?, me përgjimet e supozuara ndaj vëllait me nënë tjetër të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Salianji kërkoi shumë herë dorëheqjen e Xhafajt pikërisht për shkak të lidhjes familjare me Agron Xhafajn, të dënuar në Itali për trafik droge dhe vëlla nga nëna i ish-ministrit.

Por, një seri dokumentesh të zbuluar nga redaksia investigative e ?Shqiptarja.com? tregojnë për herë të parë në mënyrë të pakundërshtueshme se ndërmjet emigrantëve shqiptarë që kryejnë krime dhe përbaltin imazhin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian është pikërisht një vëlla i Ervin Salianjit, i dënuar në fillim në Britaninë e Madhe dhe më pas i dëbuar nga Gjermania për vjedhje, i cili, sipas Policisë, kishte edhe lidhje me një trafikant kokaine me origjinë nga Korça. Ish-deputeti i PD Ervin Salianji fillimisht ka mohuar në emisionin ?Opinion? vëllain e tij nga nëna.

Ai ka debatuar me gazetarin Lorenc Vangjeli, i cili e pyeti a kishte Ervini një vëlla të dënuar jashtë Shqipërisë dhe me emër të ndryshuar. Salianji ka mohuar një gjë të tillë dhe ka qenë mjaft i ashpër dhe nervoz më pas, duke shkuar deri në kërcënime ndaj gazetarit.

Free Traffic Exchange