RTV Ora – Nard Ndoka ia thotë Borchardtit në tryezë: Rama kalama mistrec dhe i llastuar

2019-05-28 0

#rtvora
Pasi firmosën me Partinë Demokratike për të qenë pjesë e koalicionit opozitar krerët e PDBNJ-së, PR, PAA dhe PDK patën një takim me kreun e OSBE-së, Bernd Borchardt

Takimi mes Bernd Borchardt dhe Vangjel Dule, Agron Dukës, Fatmir Mediut dhe Nard Ndokës u mbajt në një nga hotelet e Tiranës.

Në tryezë mësohet se Nard Ndoka duke folur për Ramën i është drejtuar me epitetet "kalama mistrec'

I pyetur nga gazetarët kreu i PDK-së tha: E meriton atë fjalë për faktin se ashtu është. Në të gjithë historinë është i vetmi personazh që ka shembur sistemin ka marrë çdo gë nga Sali Berisha. Ndërkohë që ne presim standarde ai përpiqet ti minojë . Fjala fëmijë mistrec i llastur i shkon"

Mediu tha se do të kërkojnë dhe takim me presidentin Ilir Meta.

Ambasadori i OSBE në vendin tonë, Bernd Borchardt tha se ndryshimi i datës së zgjedhjeve është një proces i ndërlikuar. Në një prononcim për gazetarët ai u shpreh se shtyrja e zgjedhjeve është një mundësi, por nuk sjellë të mira.

Bernd Borchardt: Kemi një datë zgjedhje që është 30 qershori. Ndryshimi i datës është një proces shumë i ndërlikuar.

Shtyrja e zgjedhjeve ka ndodhur në 2007 dhe shtyrja është një mundësi. Por a është një mundësi e mirë? Çfarë të mira ka sjellë dhe në fund të fundit çfarë të mire do të sjellë sot shtyrja e zgjedhjeve.

Kreu i prezencës së OSBE tha se inkurajon palët që të gjejnë një zgjidhje.

Bernd Borchardt: Ajo që na takon është që të inkurajojmë partitë politike të gjejnë një zgjidhje, të tregojnë kush zgjidhje është më e mirë. Secili zgjidhje funksion për një vend, ky është një vendim që i takon sovranit. Politikanët duhet të marrin mendimin e tyre për mënyrën më të mirë të funksionimit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/partite-e-vogla-opozitare-takohen-me-bernd-borchardt
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz