#rtvora
Që nga Koçi Xoxe, Kadri Hazbiu e shumë të tjerë, ministrat e brendshëm shqiptarë, janë ?persekututar? herët a vonë si tradhëtarë, apo si abuzues, apo si konspiratorë të dyshimtë dhe të rrezikshëm.
Mirëpo në ditët që po jetojmë, pas Saimes dhe Fatmir Xhafës, ka dalë në sfond ministri i ri, Lleshaj, gjithmonë e më shumë si një ministër, ish ushtarak, me mision shtypjen e protestave të Opozitës, me gaz dhe arrestime. Një ministër i brendshëm ky, që nga një ministër me profil teknik, prejardhur nga ushtria dhe nga roli i këshilltarit, është duke u bërë sot, përditë e më shumë një ministër politik, që mban qëndrime të mirëfillta krejt të njëanshme, shpesh pa takt dhe acaruese.
Kalimi nga një ushtarak i lartë, dikur kandidat i Ramës për president të Republikës në vitin 2012, në ministrin më të bindur dhe urdhërzbatues të kryeministrit, në përballjen me popullsinë e pakënaqur dhe protestuese, Lleshaj, po kthehet në një bezdi të madhe kombëtare dhe po kthen mbrapsht shumë nga fitoret e brishta të demokracisë shqiptare.
Sidomos përdorimi i gazit, ndaj banorëve të ngujuar në mënyrë paqësore në shtëpitë e tyre te Bregu i Lumit, është një skandal i turpshëm, me të cilin shqiptarët apo e ashtuquajtura shoqëria civile, po mësohet të bashkëjetojë. Edhe përdorimi i gazit lotsjellës dhe helmues, tejet i përqëndruar, si instrument torture apo ndëshkimi, ndaj turmave protestuese, krejt jashtë perimetrit të godinave strategjike, po kalon turpshëm pa nënvizimin dhe revoltën e duhur intelektuale, të majtëve apo të djathtëve, të atyre pa parti dhe pa ideologji partiake, por sëpaku, të dëshëruar për të mbrojtur disa standarte, për trajtimin njerëzor të Njeriut.
Gjithmonë e më tepër Lleshaj, një urdhërzbatues i ftohtë, politikisht gjithmonë e më cinik, po shndërrohet në alteregon, apo në personalitetin e dyfishtë të dëshpërimit kryeministror, që qan me lot të fshehur, shkatrrimin e fasadës së ?kryeministrit të dashur? të popullit të vet.
Lleshaj dhe Rama, po bien në një dashuri patologjike pushtetdashëse me njeri tjetrin, kryeministri ka gjetur veglën e duhur dhunëzbatuese, ndërsa Lleshaj, ka gjetur më në fund ?Fyrerin? e tij të dashur dhe është gati me sa duket deri tash, ta ndjekë atë drejt ?luftës totale?, kundër Opozitës dhe popullit protestues.
Sidomos në intervistat e shumta që ai po lëshon nëpër mediat mike të pushtetit, Lleshaj, po e kalon dhe cakun e rolit të shkruar për interpretim dhe zbatim, nga ?Adolfi? i vogël shqiptar, përndryshe nga kryebazhibozuku pa stabilitet psiqik, që na ra për hise ta kemi kryeministër.
Ai tani vetëmburret se është i aftë të ?mposhtë? Opozitën që sipas tij, mund të shndrrohet në një bandë për tu shtypur e shkelur, me gaz, shkopinj e dhunë policore.
Ky është një kërcënim i rëndë. Gabimi i tmerrshëm i ish gjeneral Lleshajt, lidhet me përfytyrimin e gabuar që ka për kryeministrin e tij, duke e pandehur rrejshëm një kryekomandant të vërtetë.
Gjeneral, kryeministri juaj, është thjesht një piktor me ekspozita të spon...