Dita Ndërkombëtare e Librit është një festë për të promovuar vlerat e librit edhe të të lexuarit. Çdo vit, kjo ditë festohet në të gjithë botën, duke pasur në qendër magjinë e librit, që bën lidhjen mes së shkuarës dhe të ardhmes, por edhe si një urë midis brezave edhe kulturave të ndryshme. Në konferencën e përgjithshme të UNESCO-s, në vitin 1995, kjo datë u përzgjodh që të jetë një ditë inkurajimi për librin, duke e konsideruar si shpikjen më të bukur për ndarjen e ideve njerëzore përtej kufijve, por në të njëjtën kohë edhe si fuqinë më të madhe, që mund të çrrënjos varfërinë, duke ndërtuar paqen. Për këtë ministrja e Kulturës, Elva Margariti, flet për nismën e datës 23 prill në Shqipëri, ku çdo pasagjer, që lexon një libër në urban do të udhëtojë falas.
?Para pak kohësh shikonim shumë nga punonjësit tanë të MK-së, që afronin drejt vendit të punës me një libër në dorë, edhe menduam që do të ishte shumë mirë, që kjo të merrte një vlerë tjetër. Prandaj menduam që kjo do të ishte një ndihmë për studentët edhe ne, që t?i bashkonim të gjithë drejtë ditës së librit?, shprehet ministrja e Kulturës, Elva Margariti.
Edhe pse vetëm prej katër muajsh në krye të këtij institucioni, Margariti flet edhe për TVSH-në (6 për qind) e miratuar ndaj librit gjatë dhjetorit që lamë pas.
?Kemi ngritur një grup pune, edhe faktikisht jemi duke filluar disa biseda të tjera me ministrinë e Ekonomisë, edhe të Financës, sepse përtej dëshirës edhe mundësive tona, kalon në disa hallka burokratike. Është një vendimmarrje që është marrë shumë kohë para se unë të nisja këtë detyrë, prandaj edhe unë kam vështirësitë e mia për t?u rifutur në një proces të mbyllur. Megjithatë, mendoj se ka ende mundësi për rishikime?, vijon ajo më tej.