Rrotullimi i botës për Olen Cesarin ndalon njëherë në dy vjet në Tiranë. Kjo është hera e tretë që violinisti me famë botërore sjell në Shqipëri atë që ai e quan ?ushtrinë e vet?.
"Po vijnë 22 persona nga bota në Tiranë për këto dy koncerte. Kjo është hera e tretë që po e bëjmë këtë gjë në Tiranë. E ndjej të domosdoshme të vij në Shqipëri e kam brenda vetes, është pjesë e dëshirës sime. Është një ushtri me njerëz që vjen, kemi shumë staf që qarkullon dhe se bëjmë dot më shpesh".
Koncerti shumëdimensional i Olen Cesarit do të sjellë melodi të kontinenteve të ndryshme e gjithashtu edhe melodi shqiptare, shoqëruar nga muzikantët e orkestrës së tij dhe të ftuar speciale.
"Do vendosim në skenë nesër dhe pasnesër tinguj nga e gjithë bota. Si të ftuar special kam thirrur Alessandro Mannarini, kantautorin e famshëm italian. Nga Kina do vijë Guo Gan, që është një nga instrumentistët më të famshëm në Kinë. Për herë të parë vjen bateristi që ka performuar me Santanën, Pepe Sanchez, pastaj vjen edhe ai që bllokoi për dy muaj Rai Unon, Sham Milan nga Kuba, Lavinia Mancusi, këngëtarja pjesëtare e grupit tim, asi i muzikës popullore në Itali dhe Bes Kallaku".
Koncerti do mbahet më 23 dhe 24 Prill në Pallatin e Kongreseve, në orën 19:00.
Tv Klan