Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska pa humbur kohë janë vënë në gjah të votave shqiptare. Dy kandidatët të cilët do të garojnë në rrethin e dytë zgjedhor synojnë ti fitojnë votat e Blerim Rekës. BDI ndërkaq hedh poshtë akuzat për bojkotim të zgjedhjeve, dhe thotë se falë votave të saj Pendarovska prin në nivel republikan.