RTV Ora në servisin ku u modifikua makina me të cilën u krye grabitja në Rinas

2019-05-28 1

#rtvora
Kamera e RTV Ora ka qenë në servisin ku dyshohet se makina që u përdor për grabitjen në Rinas, u modifikua me mbishkrimin "Hetimi Tatimor".

Gazetari Besar Bajraktaraj ishte në Elbasan, pranë këtij servisi, ku thotë se puna vazhdon normalisht.

"Pronari i servisit e kishte dhënë me qira servisin, ndërsa po kryhen verifikimet për personat që dyshohet se kanë bashkëpunuar", raporton gazetari Bajraktaraj.

Në këtë servis nuk ka forca policia, ndërsa grupi hetimor prej dy javësh ka qenë hermetik sa i përket informacioneve. Gjatë ditëve të fundit janë bërë verifikime dhe janë mbledhur prova që mund të ndihmojnë grupin hetimor.

Ditën e djeshme policia arrestoi Renaldo Sula, Sajmir Çela, F. Beqiraj dhe Ajkon Bregaasi, të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar në grabitjen e 9 prillit.

Policia ka zhvilluar kontrolle në disa banesa në Elbasan, ku njëra prej tyre i përket të arrestuarit Saimir Çela. Në banesën e tij gjetur pajisje elektronike, të cilat janë sekuestruar dhe do ti vihen në dispozicion grupit hetimor.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rtv-ora-ne-servisin-ku-u-modifikua-makina-me-mbishkrimin-hetimi-tatimor
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz