RTV Ora - Bëhen shoshë makinat në aksin Lushnje-Berat, 7 të plagosur nga dy familje

2019-05-28 0

#rtvora
Shtatë persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor të regjistruar në orët e mbrëmjes së sotme në rrugën nacionale Lushnje-Berat.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fier-Shegan ku mjeti tip "Tojota Yaris" me targa AA 475 UD është përplasur kokë më kokë me një "Benz" me targa AA 497 EB.

Përplasja ka qenë mjaft e fortë dhe të dy mjetet janë shkatërruar.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur 7 persona. Në mjetin "Tojota" udhëtonin dy bashkëshortë dhe tre fëmijët e tyre të moshës 13, 7 dhe 3 vjeç.

Ndërsa në mjetin "Benz" udhëtonin dy bashkëshortë. Nga raportimet mësohet se më e rëndë paraqitet situata e vajzës 13 vjeçare, Kristina Pire.

Të plagosurit po marrin ndihmën mjekësore në Reanimacionin e spitalit të Lushnjes.

Policia po kryen veprinet e para hetimore dhe dyshohet se aksidenti ka ardhur nga pakujdesia e drejtuesve të mjeteve në daljen nga kthesa.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/behen-shoshe-makinat-ne-aksin-lushnje-berat-7-te-plagosur-nga-dy-familje
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange