Kandidati për president i përkrahur nga blloku qeveritar, Stevo Pendarovski në konferencën për shtyp tha se është i kënaqur nga procesi i sotëm zgjedhor. Pendarovski falemnderoi të gjithë nacionalitete në vend duke theksuar se koncepti "bashkë përpara" duhet të vazhdoj dhe të triumfoj në rrethin e dytë ku dhe do të rrumbullaksohet fitorja më 5 maj. Ai mes tjerash tha se vendi 10 vitet e fundit fatkeqësisht nuk ka pasur një president dhe se po pret me padurim të merr postin e presidentit për ta integruar sa më parë vendin në strukturat euroatlantike.