Euro i është rikthyer rënies gjatë fundjavës. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro po shkëmbehet me rreth 123 lekë duke arritur vlerën më të ulët gjatë këtij viti. Dobësimi i euros dhe valutave të huaja ndaj lekut shqiptar ka ardhur si pasojë e efekteve psikologjike të grabitjes së ndodhur në Rinas, ndërsa pritshmëritë janë që monedha e përbashkët europiane të vijojë dobësimin.
Zhvlerësimi ka nisur pas grabitjes së ndodhur në aeroportin e Rinasit në 9 prill.
Ekspertët e shpjegojnë këtë situatë me efekte psikologjike, ndërsa parashikohet që kjo rënie të zgjësë. Sipas ekspertëve duke qenë se jemi në prag të hapjes së sezonit turistik monedha evropiane pritet që të vijoj të jetë në nivele të ulta për shkak të ardhjes së turistëve në Shqipëri.
Zhvlerësimi i valutës së huaj dëmton ndjeshëm eksportet shqiptare të cilët i blejnë produktet me lekë dhe i shesin në euro apo monedha të tjera. Gjitashtu sipas të dhënave të INSTAT rezulton se Eksportet, gjatë tremujori të parë janë ulur me 3,0 %, krahasuar me një vit më parë.
Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: ?Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike? ?Materiale ndërtimi dhe metale?si dhe ,?Tekstile dhe këpucë?.
Ata që përfitojnë nga kjo situatë janë qytetarët që kanë një kredi në këtë monedhë, pasi do të paguajnë më pak për këstin mujor. Po ashtu edhe për borxhin e qeverisë një euro e dobët ndikon direkt në uljen e interesave.