Kapet 144 kg kokainë në Maltë, destinacion ishte Durrësi - News, Lajme - Vizion Plus

2019-05-28 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një tjetër sasi kokaine, një pjesë e së cilës ishte e destinuar për në shqipëri u kap në Maltë të shtunën.Sic raportojnë mediat vendase bëhet fjalë për një sasi prej 144 kg kokainë me vlerë 15.7 milionë euro.Droga u zbulua nga dogana malteze në 3 kontenierë që vinin nga amerika latine .Sipas mediave 2 prej konnetierëve kishin destinacion final portin e durrësit në shqipëri ndërsa kontenieri tjetër malin e zi.Droga u gjet në ndarë në 120 pako dhe në kontenierët e nisur drejt Shqipërisë u gjetën 48 kg kokainë.Sasia tjetër pre 96 kg ishte e destinuar për në mal të zi ndërsa në pakot e drogës kishte edhe mbishkrime ? A ? dhe ? MR ?.Autoritetet Malteze kanë ngritur alarmin për sasitë e mëdha të kokainës që po kalojnë tranzit në vendin e tyre pasi vetëm për këtë vit janë sekuetruar rreth 750 kg drogë.Ndërkohë kjo është sasia e 3-të e kokainës e kapur në këtë vend me destinacion shqipërinë vetëm gjatë muajvë të fundit ku janë sekuestruar dy ngarkesa me 91 dhe 24 kg drogë të fshehura po në kontenierë.Për të dyja rastet e mëparshme policia e shtetit i ka kërkuar informacion homologëve malteze për të zbuluar porositësit dhe linjën e trafikut.