Hap siparin festivali operistik “Marie Kraja”

2019-05-28 5

Përmes një mbrëmje gala nisi rrugëtimi i edicionit të 17 i festivalit të vokalit operistik "Marie Kraja". 15 konkurrentë nga e gjithe bota sollën për spektatorët 600 vite muzikë klasike në skenë dhe këngët legjendë të vendeve te tyre shoqëruar nga orkestra e Teatrit të Operas dhe Baletit nën drejtimin e maestro Martin Andre. Themeluesja e këtij festivali, tashmë anëtare jurie, Zana Çela thotë se gara është fortë.

Prezantimi i këtij edicioni të 17 iu besua Orinda Hutës. Drejtori ekzekutiv, Klejvis Saliaj premton një mbrëmje finale spektakolare me të ftuar special.

Basi i ri shqiptar Xhieldo Hyseni, krahas aries botërore, solli edhe "Për ty atdhe" të Pjetër Gaçit me shpresën të ecë në gjurmët e Mentor Xhemalit.

Drejtuesit e teatrove evropianë dhe menaxherët më të mirë në botë do të shpallin zërin më të bukur të edicionit të 17 operistik "Marie Kraja".

Tv Klan