"Edhe pse nuk ka shumë kohë ne duam të mos i lëmë demokratët pa një alternativ në 30 Qershor".
Dhe Rudina Hajdari nuk ka humbur kohë. Dy ditë pas kësaj deklarate deputetja e zgjedhur në krye të grupit të ri parlamentar demokrat, së bashku me ish ?nënkryetarin e Partisë Demokratike, Astrit Patozin, ka nisur mbledhjen e firmave për krijimin e një force të re politike, me të cilën do të garojnë në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit. Mësohet se kjo forcë e re ka tashme edhe një emër. Do të quhet ? Bindja Demokratike?.
Televizioni Klan mëson se Patozi e Hajdari kanë zhvilluar këto ditë takime intensive për t?i dhënë formë këtij projekti. Patozi e përshëndeti menjëherë iniciativën e Hajdarit për të qenë alternative në zgjedhjet lokale dhe po ashtu edhe betejën për të ndryshuar sistemin zgjedhor.
Por çështja kryesore e tyre është mbledhja e 3 000 firmave që nevojiten për t?u regjistruar në gjykatë si parti politike dhe respektimi i afateve kohore për t?u paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Regjistrimi i partisë pritet të bëhet të martën në Gjykatën e Tiranës, pasi e hëna është ditë pushimi për shkak të Pashkëve.
Dhe po të martën, kjo forcë e re politike do të duhet të regjistrohet në KQZ, si subjekt garues në zgjedhjet e 30 Qershorit. Partia e re ka tashme mbështetjen e deputetëve të rinj të dalë nga lista e Partisë Demokratike, që refuzuan thirrjen e lidershipit demokrat për të mos i marrë mandatet.
Me regjistrimin ne KQZ, ajo do të përzgjedhë edhe kandidatët e saj që do të garojnë për kryetarë në të 61 bashkitë e vendit.
Tv Klan