Dy persona janë arrestuar nga policia në Shkodër gjatë kontrolleve për rritjen e sigurisë dhe për ndalimin e personave që paraqesin rrezikshmëri.
Një 30-vjeçar me iniciale D.H. u arrestua në lagjen "Guerrile" pasi gjatë kontrollit në makinën e tij Audi u gjet një pistoletë Beretta me 15 fishekë.
Gjithashtu nga strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe u bë arrestimi në flagrancë i 26-vjeçarit me iniciale A. M., pasi në bazë të informacioneve të ardhura nga qytetarët dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër, ku grupi hetimor në vendngjarje sekuestroi prova ligjore për dokumentimin e ngjarjes.
26-vjeçari u arrestua për veprat penale ?Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve t? zjarrit dhe municioneve? si dhe ?Prishje e rendit e qetësisë publike?.