Vrasja e Devi Kasmit/ Krimet nuk pranojnë gjykimin e shkurtuar për ish-komandon Grek

2019-05-28 0

Krimet e rënda i refuzojnë gjykimin e shkurutar ish-komandos greke Efthymious Efthymiou të dyshuar për vrasjen kundrejt pagesës së Devi Kasmit.

Ndërsa 4 ditë më parë gjyqtari Luan Hasneziri ka vendosur të pezullojë për 1 vit për shkak të mosgjetjes gjykimin ndaj Aurel Hoxhallarit të dyshuar si drejtuesi i grupit kriminal që realizoi këtë vrasje.

Kasmi u vra mbrëmjen e 29 Janarit pranë banesës së tij në rrugën ?kongresi i manastirit? tiranë ndërsa për këtë krim pak ditë më pas u pranogsën 5 persona dhe një u shpall në kërkim.

Për krimin u arrestuan Efthymious Efthymiou, Elton Halipaj , Malvin Dinellari, Elton Hoxhallari, Mario Meshini ndërsa u sekuestruan një arsenal luftarak në një banesë e dyshuar si baza e grupit në periferi të tiranës.

Ndërsa për një pjesë të grupit që është arrestuar për moskallëzim krimi pritet që të vendoset kompetenca për shqyrtimin e mëtejshëm gjyqësor tek dhoma penale tiranës.

Identifikimi i Efthymiout dhe pjesëtarëve të tjerë u bë nga kamerat e sigurisë dhe një furgon i bardhë me të cilin ata afrohen pak momente para se të vritej Kasmi e më pas largohen me të njëjtin mjet.

Motivi i këtij krimi mbetet ende i pazbardhur nga policia ndërsa dyshohet se pas përplasjeve mes grupeve kriminale persona ende të paidentifikuar paguan për ekzekutimin e Kasmit duke kontraktuar ish komandon grek.

Free Traffic Exchange