Urimi për Pashkët, Imzot Angelo Massafra: Shqipëria të shpëtohet nga etja për pushtet

2019-05-28 1

Duke përcjellë mesazhet e paqes, dashurisë, Imzot Massafra i uron besimtarëve katolikë dhe të gjithë bashkëqytetarët e tjerë për Pashkët duke u bërë thirrje njerëzve për të qenë më shumë humanë, pasi Shqipëria ka nevojë për humanizëm.

Imzot Angelo Massafra ka dhënë gjithashtu, mesazhe të rëndësishme, edhe sa i përket zhvillimeve të fundit të politikës në Shqipëri.

"Vëllezër dhe motra, është e vërtetë, jetojmë një moment të vështirë, të gjithë e ndiejnë vështirësinë për të jetuar që, ndonjëherë, i ngjan një lufte për mbijetesë. Le të mos skurajohemi: të shikojmë gjithka që kemi bërë në këto vite,të vlersojmë ecjen që kemi bërë deri tani me shumë sakrifica. Secili prej nesh, sot, të bejë pjesën e vet?e ardhmja është edhe në duart të secilit, perveç të Zotit.

Për këtë arsye, ju uroj të gjithëve ju, katolikë, ortodoksë e krishterë, që të dini ta mikpritni kumtimin e Emrit të Jezusit të Ngjallur: Ai na shpëtoftë dhe e liroftë Shqipërinë tonë prej padrejtësive, prej mendjemadhësisë, prej etjes për pushtet dhe zotërim, pasi këto gjëra shkaktojnë urrejtje, hakmarrje dhe vrasje. Ai na dhaftë guximin e nevojshëm për të fituar mbi çdo formë egoizmi, forcën për t?u angazhuar për të mirën e përbashkët në krijimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të vëmendshme ndaj nevojave të më nevojtarëve dhe na dhaftë gëzimin e brendshëm e të thellë për të qenë qytetarë aktivë, të ndershëm dhe guximshëm për rindërtimin shpirtëror, moral, kulturor dhe ekonomik të Atdheut tonë të dashur. Përshumëvjet Pashkën të gjithëve", u shpreh Imzot Massafra.