Report TV -Kreu i Sindikatës së Arsimit në Shkodër paralajmëron protesta

2019-05-28 1

Kryetari i sindikates së arsimit në Shkodër Arjan Peraj, ka reaguar pas vendimit të qeverisë për tranferimin e drejtorisë arsimore rajonale nga Shkodra në Lezhë, gjë të cilën e quajti të papranueshme. Ai paralajmëroi dhe protesta të mësuesve për shkak se nuk janë shpërndarë shtesat e pagave të cilat janë premtuar.

"Që para një viti me anë të medias dhe rrjerteve sociale patëm paralëjmaruar këtë veprim të turpshëm që qveria po bën ndaj Bashkisë së Shkodrës. Veprimi i fundit i ministres së arsimit është turpshëm. Shkodra meriton të jetë qendra e arsimit shqiptar. Në arkivat e Shkodrës ka një shkollë shumë kohë më përpara se ajo e Korçës. Shkodra ka 1140 mësues. Nxënësit janë në mazhorancë në Shkodër në krahasim me të Lezhës. Ky është një vendim politik. Është veprimi më anti popullor. Kemi dy mundësi që në ditët në vijim të vijojnë protestat. Kemi shtesën e pagës që na e premtua dhe s'na u dha. Sa më shpejt të veprojmë aq më mirë për ne", deklaroi Peraj.

Ndërkohë më herët, ky vendim është kundërshtuar edhe nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi e cila i ka dërguar një shkresë zyrtare prefektit të Shkodrës, Valdrin Pjetri dhe kryeministrit Edi Rama që të anulojë këtë vendim, të cilin e ka konsideruar si absurd.

Ndërsa këshilltarët bashkiakë e kanë cilësuar këtë vendim si diskriminues dhe të papranueshëm.