Lefteris Pantazis ishte një prej të ftuarve në emisionin ?Zonë e Lirë në Tv Klan mbrëmjen e sotme.
Gjatë emisionit ai tregoi se nuk ka qenë asnjëherë i martuar, por ka një vajzë, Kostandina, e cila njihet me emrin e artit si Koni Metaxa. Ai ishte në studio sëbashku me këngëtarin shqiptar Devis Xherahu, me të cilin ka një marrëdhënie shumë të ngushtë.
Gjatë intervistës, drejtuesi i emisionit Arian Çani pyeti këngëtarin nëse do t?i lërë pasuri këngëtarit shqiptar, por ai duke qeshur u përgjigj se i ka lënë makinën.
Arian Çani: Ju jeni një këngëtar me karrierë të gjatë dhe i pasur. Meqë e doni kaq shumë Devisin dhe meqë është djali juaj artistik, keni menduar t?i lini trashëgimi?
Lefteri Pantazis: I kam lënë makinën, sa herë vjen në Athinë e përdor. /tvklan.al