Report TV -Aksidente mes dy makinave në aksin Milot-Rrëshen

2019-05-28 0

Pesë persona kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë, si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Milot- Rrëshen. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke lënë 5 të plagosur, identiteti i të cilëve nuk dihet ende. Raportohet se dy të plagosurit, të cilët kanë marrë plagë të rënda janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.