#rtvora
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shembi mesditën e sotme me shpërthim të kontrolluar një objekt pesë katësh në qytetin e Çorovodës.
IKMT njoftoi se për këtë operacion përdori 30 kilogramë lëndë eksploziv, të vendosura në 1500 vrima të hapura në trupin e objektit. Shpërthimi u krye rreth orës 12.30.
Mësohet se objekti paraqiste rrezikshmëri për shkak të amortizimit dhe për shembjen e tij ka pasur një vendim nga bashkia Poliçan dhe një kërkesë për mbështetje nga Enti Kombëtar i Banesave.
Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Entit të Banesave, Stefan Çipa, u shpreh: "Pallati duhet të asgjesohej patjetër pasi përbënte rrezik për jetë e banorëve të lagjes. Për këtë shpërthim ishin marrë të gjitha masat e nevojshme dhe ishin bërë studimet gjeologjike".
IKMT tha se në bashkëpunim edhe me forcat e rendit kishte marrë masat që ky aksion të përfundojë me sukses dhe pa rrezik për qytetarët, apo pronat që ndodhen në afërsi të objektit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ikmt-shemb-sot-pallatin-5-katesh-te-amortizuar-30-kg-eksploziv-shperthimin
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz