Zhvendosja e DAR nga Shkodra në Lezhë, Ademi: Çmenduri, kryeministri të reflektojë

2019-05-28 0

Vendimi i qeverisë për transferimin e Drejtorisë Arsimore Rajonale nga Shkodra drejt Lezhës është kthyer në temë dite në kryeqendrën e veriut. Mësohet se kryebashkiakja Voltana Ademi i ka dërguar një shkresë zyrtare prefektit të Shkodrës, Valdrin Pjetri dhe kryeministrit Edi Rama që të anulojë këtë vendim, të cilin e ka konsideruar si absurd.

Në letrën që mban datën 18 prill, Ademi ka argumentuar qëndrimin e saj, ku shkruan se "Bashkia e Shkodrës është një ndër qendrat më të mëdha, me një histori të veçantë në arsim, qytet universitar, me gravitetin më të lartë social, kulturor, ekonomik dhe administrativ në qarkun e Shkodrës dhe në rajon dhe nuk duam ta besojmë që larimi tashmë i dy drejtorive të rëndësishme si ajo për Ujitjen e Kullimin po ashtu edhe drejtorisë për Arkivat, do të pasohet edhe nga largimi i DAR".

Gjithashtu, një reagim ka pasur edhe nga ana e këshilltarëve bashkiak, të cilët e kanë cilësuar zhvendosjen e DAR nga Shkodra në Lezhë, si diskriminuese dhe të papranueshme.