Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se opozita është e vendosur në qëndrimin e saj për të mos shkuar në zgjedhje me Edi Ramën Kryeministër. Sipas tij kushtet e vëna prej saj janë të qarta.
Në një intervistë në studion e ABC News, Berisha thotë se në 30 Qershor nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën dhe se në rast se kjo ndodh vendi rrezikon përplasjen sociale.
Ish-Kryeministri thotë se nuk ka asnjë negociatë të fshehtë dhe se është i bindur që si marrëveshja Rama-Basha e 18 Majit 2017 nuk do të ketë një të dytë.
Berisha zbulon edhe informacionet që ai ka se shembullin e Holandës për rivendosjen e vizave me Shqipërinë do ta ndjekin edhe vende të tjera.
Berisha tha se opozita e vërtetë është në rrugë dhe se nuk përfaqësohet nga deputetët e rinj që kanë zënë vendet në parlament.
Tv Klan