Report TV -Lezhë, objekte kulturore dhe site arkeologjike drejt degradimit

2019-05-28 1

Në Lezhë janë të shumta vlerat e trashegimisë kulturore që nuk janë përfshirë ne fondin e mbrojtjes apo ruajtjes se tyre.Ato janë të shpërndara thuajse nëtë gjithë territorin. Ky shqetesim vjen ne diten nderkombetare te trashegimise kulturore dhe siteve arkeologjike nga përgjegjesi i Trashegimise Kulturore ne Bashkine Lezhë, Paulin Zefi.

Në këtë ditë, Zyra e Turizmit në Bashkinë Lezhë organizoi një aktivitet promovues në fshatin Troshan për të prezantuar risit e këtij fshati në trashegiminë kulturore, ndërsa historiani i zones Lin Shtjefni tregon se ky fshat është një zonë e rendësishme arkeologjike ndërsa flet edhe për kalanë që sipas tij edhe vetë banorët ndoshta nuk e dinë.

Ndërsa në Roskovec në ditën ndërkombëtare të trashegimisë kulturore është shpallur projekti për restaurimin e kishës së Shen Gjergjit. Kisha e Shen Gjergjit e harruar prej shumë vitesh është një nga monumentet kulturore më të rëndësishme të këtij qyteti.

Free Traffic Exchange