Report TV -Basha nis negociatat për pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 30 qershorit

2019-05-28 0

Kreu i Partisë Demoratike, Lulzim Basha ka artikuluar sot për herë të parë pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Kryesia e PD-së pas mbledhjes ka dalë me tre kushte për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale.

Tre propozimet e Bashës ishin që të garantohen zgjedhjet e lira me një qeveri tranzitore, që PD të bëhet barrierë për moslejimin e zgjedhjeve fasadë, ndërsa u mandatua edhe për negociatat me partitë e tjera opozitare. Kështu pas nëntë protestave para Kryeministrisë dhe Parlamentit, opozita ka nisur negociatat për pjesëmarrjen në zgjedhje.

Pasdite në orën 17:00 do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së për të thënë fjalën e fundit mbi pikat e miratuara nga Kryesia. Ndërkohë që LSI-ja ka mandatuar Monika Kryemadhin për të negociuar me Bashën.