http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas bllokimit të 91.25 kg kokainë të bllokuar pak ditë më parë nga policia e Maltës, sipas të cilës destinacion ishte Shqipëria, policia e vendit tonë ka nisur menjëherë hetimet.Vizion Plus mëson se një grup hetimor në Drejtorinë e Përgjithshme përmes një shkrese zyrtare i ka kërkuar informacion homologëve malteze, për të marrë në dorë të gjitha veprimet e kryera prej tyre.Në kërkesë pala shqiptare kërkon të informohet edhe mbi emrat konkretë që mund të jenë zbuluar gjatë hetimeve te këtyre ditëve.Ishin mediat ne Malte të cilat tre ditë më parë raportuan se policia ishte shprehur zyrtarisht se kokaina e fshehur në 3 kontejnerë kishte si destinacion portin e Durrësit.Sipas tyre, kontejneri i parë dhe i tretë kishin mbërritur në Maltë nga Amerika e Jugut dhe do të vazhdonin rrugën drejt Shqipërisë.Po ashtu, pala shqiptare ka kërkuar informacion edhe për një tjetër ngarkesë prej 24 kg kokainë, të kapur po në Maltë, rreth dy javë më parë.Nëse policia e shtetit në vendin tonë do të ketë në duar prova të forta apo do të sigurojë elementë që përbëjnë atë të veprës penale të trafikut të drogës, materialet do t?ia delegojë prokurorisë për krimet e rënda.