Internet falas tek parku i liqenit - News, Lajme - Vizion Plus

2019-05-28 2

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Tirana, do të jetë qyteti i parë në rajon, që do të ofrojnë një mjedis online miqësor, për fëmijët dhe familjarët.Bashkia e Tiranës, Unicef dhe Albtelecon, prezantuan në parkun e Liqenit Artificial, nismën ?Frendly ËI- FI?, një shërbim i certifikuar, i cili mundëson që përmbajtjet online të filtrohen nga materialet e paligjshme dhe pornografia.Erion Veliaj, tha se kjo nismë do të shpërndahet edhe nëpër hapësira të tjera publike.ERION VELIAJKREU I BASHKISE TIRANEMezi pres që këtë nismë ta shpërndajmë edhe në hapësira të tjera, nëpër shkolla, konvikte, apo edhe në hapësira të tjera si Pazari i Ri. Edhe te Liqeni i Farkës duam të bëjmë të njëjtën gjë, ta konsiderojmë hapësirën e internetit me të njëjtat kritere e standarde, por edhe me të njëjtin kujdes e dashuri, siç kemi hapësirat familjare apo hapësirat tona shkollore?Përfaqësuesi i Albtelecom-it, Tahsin Y?lmaz, vlerësoi Bashkinë e Tiranës për këtë nismë dhe premtoi vijimin e mbështetjes për projekte të tilla.TAHSIN YILMAZCEO ALBTELECOMFalenderoj kryetarin e Bashkisë, z. Veliaj dhe përfaqësuesin e UNICEF-it. Cilido qoftë roli ynë, qëllimi i përbashkët është të përmirësojmë stilin e jetës, të përmirësojmë jetën tonë.Veliaj theksoi edhe njëherë, se Tiranës do ti shtohen ditët pa makina, për shkak të ndotjes që vjen prej trafikut.

Free Traffic Exchange