#rtvora
Monitorimi i administratës shtetërore ka evidentuar problematika në drejtim të shërbimit ndaj qytetarëve nga nivelet më të ulta deri tek drejtorët. Prefekti i qarkut tha se drejtorë institucionesh përdorin kafenetë për takime, ndaj i paralajmëroi masa duke thënë se nuk janë pronarë, por shërbëtorë të qytetarëve.
Drejtorë të institucioneve zyrtare në qarkun e Lezhës janë evidentuar se qytetarët i presin në kafe dhe jo në zyrat e shtetit.
Ndaj mbi bazë të rezultateve të këtij monitorimi, prefekti i Lezhës shpërtheu ndaj tyre në kritika.
Gjergj Prendi: Drejtorë që shkojnë në punë në orën 9, bisedimet me qytetarët nuk i bëjnë në zyrë por i bëjnë në kafe.
Problematika janë evidentuar edhe në administratë, ndaj prefekti Prendi u kujtoi se nuk janë pronarë, por shërbëtorë të qytetarëve
Gjergj Prendi: Duhet të shkundim administratën publike që ka zënë myk a thua se specialisti në një zyrë apo çdo punonjës i zyrës është pronar.Asnjë prej nesh nuk është pronar, ne jemi të gjithë shërbyes.
Prefekti i Lezhës kërkoi angazhim maksimal në përmbushjen e detyrave të administratës shtetërore për të qenë në shërbim të qytetarëve, ndërsa paralajmëroi masa ndaj drejtuesve të cilët nuk i përmbushin detyrat që përcakton ligji.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/drejtoret-zyre-ne-kafe-prefekti-i-lezhes-nuk-jemi-pronare-por-sherbetore-te-qytetareve
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz