Erdogan humbet Stambollin, Imamoglu fiton betejën ligjore - News, Lajme - Vizion Plus

2019-05-28 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Erdogan e humbi përfundimisht drejtimin e Stambollit. Kandidati i partisë kryesore opozitare të Turqisë, Ekrem Imamoglu, u shpall kryebashkiak i qytetit më të madh të vendit, pavarësisht se partia AK e presidentit Rexhep Tajip Erdogan kërkoi rivotim. Pas një fushate të ashpër dhe më shumë se dy javë sfidë ligjore, Imamoglu premtoi se do të punojë për të gjithë banorët e qytetit.?Sot e fillojmë këtë ditë me falenderimin e Zotit. Shpresoj që së bashku do të kemi një të ardhme të mbarë. Ne i dimë nevojat e këtij qyteti. I dimë nevojat e secilit në këtë qytet dhe do të fillojmë punën menjëherë dhe në mënyrë të shpejtë?Imamoglu i Partisë Republikane Popullore në zgjedhjet e 31 marsit siguroi një fitore të ngushtë përballë kandidatit të Parisë AK. Por, humbja e Stambollit ishte më e vështirë për presidentin Erdogan, pasi ai e nisi karrierën e tij politike në këtë qytet si kryebashkiak në vitin 1990.

Free Traffic Exchange