#rtvora
Pas krijimit të grupeve të reja parlamentare, ambasadori i BE, Lugi Soreca ka bërë thirrje për dialog mes opozitës dhe deputetëve nga listat e LSI e PD në Kuvend.
Soreca tha se tashmë është koha për dialod dhe duhet të ketë pjesëmarrje në zgjedhjet e 30 qershorit.
"Duam që opozita të dialogojë jo vetëm me palët e veta por edhe me qeverinë për tu futur në zgjedhjet lokale. Tani është koha për dialog dhe të ketë pjesëmarrje në zgjedhjet lokale."
Deputetët e rinj opozitarë do të kenë dy grupe parlamentare në Kuvend. Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi njoftoi sot se grupi parlamentar i deputetëve të rinj të PD-së do të kryesohet nga Rudina Hajdari, ndërsa ata të LSI-së do të drejtohen nga Nimet Musaj.
Opozita e re ka 27 deputetë në Kuvend deri më tani, 13 nga LSI dhe 14 nga PD.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/grupet-e-reja-parlamentare-soreca-thirrje-dialog-mes-opozites-dhe-deputeteve-te-pd-e-lsi
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz