Stop - Vettingu i noterëve, përplasje Ministres Gjonaj-Sadushi! (17 prill 2019)

2019-05-28 0

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Në radhën e procesit të vettingut, pas gjyqtarëve janë edhe noterët. Ligji parashikon që brenda një muaji, noterët të dorëzojnë dosjet në Ministrinë e Drejtësisë, por deri tani gjithçka ka mbetur në vend numëro.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, në përgjigje të interesimit të ?Stop?, thotë se janë hartuar të gjitha aktet nënligjore dhe ka nisur zbatimi i ligjit.

Gazetarja: Zonja Ministre përshëndetje! Ligji 110 për noterinë, në një nga pikat thotë se duhet bërë edhe vetëdeklarimi. Do doja të dija përse nuk keni hartuar aktet nënligjore, që edhe noterët të vazhdojnë me procedurën e vetëdeklarimit?

Etilda Gjonaj: Janë të gjitha të hartuara, edhe urdhri i cili duhet të dalë për efektin e verifikimit të noterëve, kriteret, etj. Është bërë gati dhe është firmosur?

Gazetarja: Kur do të nisë zbatimi?

Etilda Gjonaj: Ka filluar zbatimi?

Por nga ana tjetër, Mimoza Sadushi, kryetare e dhomës së noterëve, shpjegon se procesi i dorëzimit të dosjeve, nuk ka nisur për shkak të akteve e formularëve që duhet të përgatisë Ministria e Drejtësisë.

Gazetarja: Ka dalë një ligj për vettingun e noterëve, a ka hyrë në fuqi dhe a kanë dalë aktet nënligjore?

Mimoza Sadushi: Është ligji për noterinë, ligji i ri, i cili kishte rreth 3 vjet që përgatitej. Pra mund të them se ky është një ligj për noterët, për rregullimin e veprimtarisë së noterëve. Është një ligj i mirë, i cili ka rregulluar më së miri të gjithë veprimtarinë noteriale, pra të gjitha ato boshllëqet që ne i kishim. I kemi rregulluar me atë të këtij ligji. Është forcuar kontrolli i veprimtarisë noteriale nga Ministria e Drejtësisë, si dhe janë parashikuar një sërë procedurash për hyrjen në profesion ku janë forcuar të gjitha kriteret për hyrjen në profesion.

Gazetarja: Në një nga pikat e këtij ligji, thuhet brenda një muaji noterët duhet të bëjnë gati dosjen për ta dorëzuar dhe më pas të nisë procedura. Ka kaluar tashmë një muaj, ku ka ngelur i gjithë problemi?

Mimoza Sadushi: Po, është e vërtetë që ky ligj parashikon që të gjithë noterët dhe asistentë noterët brenda një muaji duhet të dorëzojnë dosjen, pranë Ministrisë së Drejtësisë, por gjithashtu ligji parashikon që nga ana e ministrisë së Drejtësisë do të përgatitet një formular që duhet ta plotësojnë të gjithë noterët. Dhe njëkohësisht ky formular do të parashikojë se çfarë dokumentacioni do të dorëzojnë noterët, prandaj deri sot noterët nuk kanë dorëzuar këtë dokumentacion, sepse duhet të përgatitet paraprakisht nga ministria e Drejtësisë.

Gazetarja: Pra në këtë rast është ministria e drejtësisë që deri diku mban pezull këtë ligj, sepse s?ka nxjerrë aktet?

Mimoza Sadushi: Po, është Ministria e Drejtësisë ajo që duhet të nxjerrë urdhrin se çfarë dokumentesh duhet të dorëzojnë noterët pranë kësaj ministrie.