Qeveria miraton vendimin për Kartën e Studentit/ Ja cfarë parashikon (E plotë)

2019-05-28 0

Me anë të një VKM, qeveria shqiptare ka vendosur që të gjithë njësitë vendore në Shqipëri të nisin procedurat për pajisjen e studentëve me kartën e studentit si një nga pikat e ?Paktit për Universitetin?.

Në mbledhjen e drejtuar sot nga zv/ kryeministri Erjon Braçe, u mor vendimi që qeveria shqiptare do të marrë përsipër prodhimin e kartës së studentit falas, e ndërsa të gjitha Bashkitë do të kenë për detyrë garantimin e të gjitha shërbimeve me çmim të reduktuar për studentët.

Sipas vendimit të Këshllit të Ministrave, të gjitha njësitë vendore do të duhet të nënshkruajnë marrëveshje me ministrinë e arsimit për ofrimin e shërbimeve me çmim të reduktuar, të cilat do të përballohen nga buxhetet e njësive vendore. Këto të fundit kanë si detyrë të nënshkruajnë marrëveshje me subjektet publike dhe private për ofrimin e shërbimeve me çmim të reduktuar për studentët.

Marrëveshjet e lidhura, do të marrin miratim paraprak nga Ministria e Arsimit, e cila konfirmon miratimin brenda 10 ditëve. Studentët me anë të paraqitjes së kartës pranë këtyre shërbimeve, i përfitojnë ato me çmim të reduktuar.

Nga ana tjetër, në vendimin e qeverisë theksohet se qendra e Shërbimeve Arsimore konfirmon, për çdo vit akademik, studentët e regjistruar në vitin përkatës akademik, për çdo institucion të arsimit të lartë.

Ditën e djeshme Bashkia e Tiranës prezantoi kartën e studentit e cila pritet të jetë gati në muajin maj. Erion Veliaj së bashku me ministren e arsimit Besa Shahini prezantuan 40 shërbimet publike dhe private të cilat do t?I ofrohen me çmim të reduktuar ose falas të gjithë studentët.

Free Traffic Exchange