RTV Ora - Komiteti Europian i Energjisë i shqetësuar për frenimin e reformave nga Balluku

2019-05-28 2

#rtvora
Komiteti Europian i Energjisë ka ngritur shqetësim për frenimin e reformave në sektorin e energjisë pas emërimit të Ministres Belinda Balluku. Janes Kopac gjatë prezantimit të raportit për Shqipërinë u shpreh se është shënuar një zbehje e nismave, ndërsa thekson se ndryshimi i politikave për energjinë e rinovueshme tremb investitorët.

Pavarësisht se kryeministri Edi Rama deklaroi se ndryshimet në qeveri u bënë për ti dhënë një tjetër impuls zhvillimit të ekonomisë së vendit, duket se kjo nuk ka ndodhur në rastin e Ministres së Energjisë dhe të infrastrukturës Belinda Balluku.

Janes Kopac, Sekretari i Komitetit Evropian të Energjisë, në prezantimin e raportit vjetor në Komisionin parlamentar, u shpreh se reformat e nisura në sektorin e energjisë kanë ngecur në vend pas largimit të Gjiknurit.

Kopac: Gjiknuri u zëvendësua dhe entuziazmi për zbatimin e reformave në energji ra. Dihet se Ministrja e re nuk e njeh sektorin dhe do pak kohë të njihet dhe të mësohet me çështjet, uroj ta arrijë. Ne kemi konstatuar ngadalësim të reformave të tregut.

Ndryshimi i rregullave të shpeshta në sektorin e energjisë së rinovueshme, sipas Kopac, sjell humbjen e besimit te investitorët e huaj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/balluku-frenon-reformat-kopac-ndryshimi-i-ministrave-ka-zbehur-entuziazmin-ne-sektorin-e-energjise

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz