Veliaj komenton perplasjet per Bulevardin e Ri

2019-05-28 0

Asnjë pengesë nuk do të ndalë ndërtimin e Bulevardit të Ri të Tiranës. Kështu u shpreh kryebashkiaku Veliaj teksa komentoi përplasjet për ecurinë e projektit.

"Teksa flasim, po ecim me punimet për tek sheshi i fundit i Bulevardit të Ri, por ka ende fëmijë teveqelë e të llastuar politikanësh dhe të fortësh të politikës shqiptare, që i bëjnë rezistencë ndryshimit, por ndryshimi do vijë. Është i pashmangshëm. Në mos do e sjellim ne, do e sjellë dikush që vjen pas nesh. Po më mirë ta sjellim ne, që e kemi në dorë, se sa t?ia lëmë gjithmonë si gjobë një gjenerate tjetër".

Gjatë një takimi të organizuar nga ambasada hungareze për promovimin e teknologjisë në mirëmenaxhimin e qyteteve, Veliaj tha se së shpejti do të nisë zëvendësimi i flotës së autobusëve me mjete elektrike.

"Sapo kemi bërë porosinë për dy autobusë elektrikë që prodhohen në Hungari, për të ardhur në Tiranë. Do ta fillojmë transformimin e flotës dy e nga dy".

Duke iu referuar pikërisht mundësisë që ofron tashmë aplikacioni ?Tirana Ime?, për matjen e nivelit të ndotjes së ajrit në Tiranë, kryebashkiaku bëri me dije se dita e ardhshme pa makina do të jetë 5 Maji.

Tv Klan