Mazhoranca në Kuvend ka pranuar kërkesën e opozitës së re për të ndryshuar sistemin sa i përket reformën zgjedhore. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, i ka dërguar një kërkesë kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi për të përfshirë në reformë diskutimin për ndryshim të sistemit.
Kjo do të dojë kohën e saj, ndaj Balla ka kërkuar gjithashtu edhe zgjatjen e afatit të komisionit parlamentar për reformën zgjedhore, deri më 28 nëntor, i cili do të përfundonte më 5 maj.
Partia Socialiste kërkon që reforma zgjedhore të bëhet në disa faza, edhe pas zgjedhjeve lokale. Ndryshimi i sistemit zgjedhor është kusht i opozitës së re në Kuvend, të formuar pas djegies së mandateve nga PD dhe LSI, për të votuar reformën zgjedhore.