Ngecin reformat ne sektorin e energjise

2019-05-28 0

Shqipëria ka marrë notën ?më keq? në raportin vjetor të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë në Vienë. Në Shqipëri erdhi për prezantimin e këtij raporti përpara deputetëve Drejtori Ekzekutiv i Sekretariatit Janez Kopac.

Ai tha se reformat janë ngadalësuar dhe po ashtu janë paraqitur vonesa të përsërituar në implementimin e reformave strukturore në sektorin e energjisë.

"Ngadalësimi i reformave të tregut të energjisë vitet e fundit dhe vonesat e përsëritura të zbatimit të tyre kanë bërë që politikat të jenë konservatore për regullimin e tregut dhe të ketë një kontroll shtetëror të klientëve".

Por z.Kopac pavarësisht raportit që lexoi, falenderoi punën e ish ? ministrit Damian Gjiknuri.

"Zoti Gjiknuri i zëvendësua dhe entuziazmi ka rënë. Dihet që ministrja e re do pak kohë që të njihet e mësohet me këto çështje dhe uroj që t?ia arrijë".

Sekretariati i Energjisë doli kundër pagesës së faturave të energjisë njëherë në 3 muaj pasi mund të vendosë në vështirësi konsumatorët, ndërsa kërkoi që për miratimin e lejeve të hidrocentraleve të bëhet një studim i kostove që veprat kanë në mjedis dhe përftimi që mund të ketë vendi nga energjia e tyre.

Tv Klan