#rtvora
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, në një letër drejtuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka kërkuar zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Reformës Zgjedhore deri në datën 28 nëntor 2019.
Gjithashtu i ka kërkuar që veprimtaria e Komisionit të realizohet në disa faza dhe ti shtohen edhe çështjet e sistemit zgjedhor
Kërkesa e plotë:
Me qëllim realizimin e objektit të krijimit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar ?Për realizimin e Reformës Zgjedhore? dhe përfundimin e punës për miratimin e ndryshimeve të kuadrit ligjor zgjedhor për trajtimin e rekomandimeve të raportit të OSBE/ODIHR-it për tre zgjedhjet e fundit të viteve 21013, 2015 dhe 2017, si dhe propozimet e ndryshme të partive politike në vend, propozoj kryerjen e disa ndryshimeve në këtë Vendim, si më poshtë vijon:
-Pjesë e objektit të veprimtarisë të Komisionit, të shtohen edhe çështjet e sistemit zgjedhor në Shqipëri
-Objekti i veprimtarisë së Komisionit të mund të realizohet me disa faza, të cilat mund të përfshijnë pjesë të ndryshme të Reformës Zgjedhore
-Afati i veprimtarisë së Komisionit të zgjatet deri në datën 28 nëntor 2019
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/balla-kerkese-rucit-te-shtyhet-afati-i-reformes-zgjedhore-deri-me-29-nentor
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz