RTV Ora - Minatorët në protestë: Nuk do të votojmë nëse nuk miratohet statusi

2019-05-28 1

#rtvora
Minatorët protestuan sërish përpara kryeministrisë për statusin e tyre. Ata thanë se nëse kërkesa nuk realizohet nuk do të marrin pjesë në zgjedhje. Madje, nuk përjashtuan as mundësinë për të hyrë në grevë urie.

Minatorët dolën sërish në protestë përpara Kryeministrisë. Kërkesa e tyre për miratimin e statusit mbetet e panegociueshme.

Minatorët thanë se nëse nuk bëhet i realizueshëm statusi ata nuk do të marrin pjesë as në zgjedhje.

Minator: "Nuk jemi vetëm sot, por kemi aq vite. Qeveria po tallet me ne."

Madje, disa prej tyre thanë se do të hyjnë në grevë urie.

Minator: "Janë hajdutë të gjithë. Ose të ngrejnë pensionin ose do hyjmë në grevë urie."

Një ndër kërkesat kryesore të minatorëve janë që pensioni minimal i tyre të jetë jo më pak se 175 përqind e pagës minimale.

Më parë minatorët kanë protestuar edhe para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/minatoret-ne-proteste-nuk-do-te-votojme-nese-nuk-miratohet-statusi

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz