#rtvora
Infermierët kundërshtojnë heqjen e dypunësimit në projektligjin për kujdesin shëndetësor. Sipas tyre, kjo është një e drejtë që duhet të vazhdojë për sa kohë nuk cënohet vendi i punës. Diskutimet u bënë gjatë takimit me grupet e interesit në Komisionin e Shëndetësisë.
Propozimi në projektligjin për kujdesin shëndetësor për heqjen e të drejtës të ushtrimit të dy profesioneve nga mjekët dhe infermierët është kundërshtuar nga urdhri i infermierëve.
Në Komisionin e Shëndetësisë gjatë diskutimeve për draftin, Blerina Duka, nënvizoi se punonjësit e shëndetësisë kanë të drejtë të ushtrojnë dy profesione për sa kohë nuk cënojnë vendin e punës.
Presidenti i Urdhrit të Mjekëve, Fatmir Brahimaj, kërkoi që në projektligj të specifikohet më qartë siguria e të dhënave personale për pacientët.
Grupet e interesit kërkuan më tepër kohë për t?u njohur me projekligjin e kujdesit shëndetësor, pasi jo për të gjithë gjërat janë venë në dijeni.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kundershtohet-heqja-e-dypunesimit-bluzat-e-bardha
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz