RTV Ora - “I sëmuri mendor” drejt Londrës, prindërit e Eltos Sefës: Shteti të na vrasë edhe ne!

2019-05-28 3

#rtvora
Gjykata e Durrësit ka vulosur përfundimisht ekstradimin e shqiptarit të parë drejt Britanisë së Madhe pas marrëveshjes mes dy vendeve. Ai do të jetë 23- vjeçari, Elton Sefa, që akuzohet për vrasjen e punëdhënësit në Londër. Familja dështoi në betejën ligjore për të penguar ekstradimin me argumentin se i riu ka probleme mendore.

Elton Sefa, do të jetë shqiptari i parë që do të ekstradohet drejt Britanisë së Madhe pas nënshkrimit të marrëveshjes mes dy vendeve.

Familja ka humbur betejën në Gjykatën e Durrësit për të penguar dërgimin e të riut drejt Anglisë ku akuzohet për vrasjen e punëdhënësit.

Trupi gjykues rrëzoi kërkesën e mbrojtjes për ekspertim psiqik të 23-vjeçarit me pretendimin se ai ka probleme të shëndetit mendor.

Avokati mbrojtës, e cilësoi procesin farsë, ndërsa foli për mangësi në kuadrin ligjor të ekstradimeve drejt Britanisë së Madhe.

Prindërit e 23 vjeçarit thanë se drejtësia nuk funksionoi, duke theksuar se me këtë vendim gjykata e Durrësit i ?vrau? familjarisht.

23-vjeçari Sefa akuzohet në Britani të Madhe për vrasjen e punëdhënësit të tij John Woodward më 17 prill të 2018.

Pas ngjarjes ai u rikthye pranë familjes që jeton në Durrës, ku u vu në pranga më 2 mars për tu bërë i pari shqiptar që do ti dorëzohet me pranga drejtësisë britanike.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/i-semuri-mendor-drejt-londres-prinderit-e-eltos-sefes-shteti-te-na-vrase-edhe-ne
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz