Holanda: Jo rikthim vizash, Shqipëria ka bërë progres - News, Lajme - Vizion Plus

2019-05-28 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Megjithëse shumica parlamentare në qeveria holandeze kërkoi rikthimin e regjimit te vizave qeveria nuk pajtohet me këtë qëndrim. Ministri i Drejtësisë dhe Sigurisë, Ferd Grapperhaus, Sekretari i Shtetit për Drejtësi dhe Siguri, Mark Harbers dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Stef Blok në dokumentin zyrtar kane dhëne shifrat lidhur me statistikat e krimit te organizuar në Holandë.Qeveria nuk ndan të njëjtin mendim me deputetët se ekziston rreziku i sigurisë së vendit nga kriminaliteti shqiptar. Në dokumentin e ekzekutivit ne përgjigje te shqetësimit te ligjvënësve thuhet se kjo çështje ka pasur vëmendjen e qeverisë për disa vite, madje më 23 maj 2018, u nënshkrua dokumenti i bashkëpunimit të ngushtë midis Holandës dhe Shqipërisë për të zvogëluar efektet e krimit të shkaktuar nga shqiptarët.Në vitin 2010, kërkesa për vizë për qytetarët me shtetësi shqiptare u hoq pasi u konstatua se Shqipëria plotëson kushtet. Çdo vit, monitorohet nëse Shqipëria ende i plotëson këto kushte. Për vendosjen efektive të procedurës së frenimit emergjent dhe rikthimin e kërkesës për vizë qytetarët shqiptarë kanë nevojë për mbështetje të mjaftueshme brenda BE-së. Ky nuk është rasti në këtë moment.Sipas statistikave zyrtare kërkesat për azil në Holandë kanë rënë.Nuk ka rritje të numrit të kërkesave për azil. Qeveria është duke u përqëndruar në radhë të parë në bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Holandës në fushën e kthimit dhe dekurajimit të kërkesës për azil nga shqiptarët. Ky bashkëpunim po shkon mirë. Qeveria ka marrë masa të ndryshme për të luftuar migrimin e parregullt nga Shqipëria. Për shembull, në 2017, Holanda, së bashku me Belgjikën, filluan një fushatë dekurajimi në Shqipëri.Qeveria e Holandës ka bashkëpunim të vazhdueshëm me qeverinë shqiptare vlerëson vullnetin e Tiranës per te ashpërsuar luftën ndaj krimit.Kjo nuk do të thotë se qeveria po i mbyll sytë të dhënave shqetësuese për shtetasit shqiptarë në Holandë. Qeveria po vepron në mënyrë aktive për këtë. Në vitet e fundit, qeveria ka bere shumë përpjekje, ndër të tjera, në bashkëpunimin mbi krimin ndërkufitar dhe forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri, si në procesin e pranimit në BE dhe në atë dypalësh. Bashkëpunimi i autoriteteve shqiptare është i mirë dhe ka një vullnet të madh për të bashkëpunuar në luftën kundër krimit ndërkufitar. Prandaj, qeveria vendos ta përdorë këtë bashkëpunim në mënyrë efektive dhe për ta forcuar atë më tej.Por cilido të jetë qëndrimi i Holandë për regjimin e vizave ne fund vendos Këshilli i Bashkimit Europuan në votë unanime nga të gjitha shtetet anëtare.