Fileto pule me kerri dhe perime
Përbërësit:
600 gr fileto pule
1 qepë
1-2 speca
1 kungull i njomë
2 lk salcë kerri
50 ml ujë
4 lgj vaj ulliri
Kripë
Përgatitja:
Vendosim 2 lugë gjelle vaj ulliri në një tigan, shtojmë në të qepën e grirë në fije. E kaurdisim deri sa të ulë pak volumin, shtojmë specat e prera në shirita, kungullin e pastruar nga fijet dhe të prerë në gjysmërrathë. I lëmë perimet të gatuhen sa të ulin volumin. I largojmë nga tigani në një tas dhe i lëmë mënjanë.
Ndërkohë fileoton e larë dhe të tharë e presim në shirita me gjatësi 3-4 cm. Pasi largojmë perimet nga tigani shtojmë në të 2 lugë gjelle vaj ulliri, mishin e pulës, e kaurdisim deri sa të ndryshojë fillimisht ngjyrë dhe më pas të gatuhet.
Në një filxhan ujë tresim 2 lugë kafe kerri. Shtojmë perimet në tigan ku kemi mishin dhe i trazojmë duke shtuar kerrin e tretur. Shtojmë dhe pak kripë dhe i lëmë të marrin një valë për 2-3 minuta.
I shërbejmë duke shtuar si bazë 1 kupë oriz me mishin e pulës me perime dhe kerri.