Pa Gjurme- Gjendet e humbura në një strip club/ E reja: Kam jeten time, nuk dua të jetoj në varfëri

2019-05-28 11

Pjesa e dyte dt 16 Prill Pa Gjurme- Gjendet e humbura ne nje strip club/ E reja: Kam jeten time, nuk dua te jetoj ne varferi Panajoti (babai) mori familjen e tij ne rruget e emigrimit per ne Greqi ne vitin 1991, kur Laerti ishte ne moshen 8-vjecare. Pjesen tjeter te shkolles e mbaroi ne Greqi ne vitin 1999. Me pas Laerti filloi duke punuar pune te ndryshme. Nga viti 2000 filloi shkollen teknike por filloi pune si nxenes dhe me pas si teknin per ashencoret rreth nje vit. Me pas fillon pune shperndares ushqimore me porosi nga viti 2001- deri ne 2019. Gjate sezonit turistik punonte ne ishullin Mikonos u merrte me parkimin e makinave dhe ndihmes ne hotel me turiste.

Laerti ishte tip i hapur komunikonte me te gjithe kishte shume shoqeri, Panajoti tregon qe djali nuk kishte probleme dhe ate dite me 9 prill 2019 Laerti erdhi u nderrua ne shtepi se kishte qene duke rregulluar motorin rreth ores 12:30 te drekes, shkoi perseri te ustai per motorin dhe ka qendruar deri ne oren 23: 00, te nates bashke me ustain bene rrugen per ne shtepi. Ustai iku kurse Laerti iku te shoku I tij Panojoti ishte miku I tij jane pershendetur, konsumuan nga nje cigare. Ishte nisur Laerti per ne shtepi rreth ores 01: 00 ter nates duke u gdhire e merkura.

Panajoti rruges I thot Laertit te coj me makine ose me motor por Laerti I kishte thene qe per 10-minuta po shkoj per ne shtepi. Panajoti babai nuk u shqetesua pasi Laerti kishte nje te dashur. Panajoti e priti te birin qe te vinte ne shtepi diten e merkure por ai nuk erdhi. Shkon dhe takon miqte e tij dhe ata i tregojne qe ka takuar, takohet me Ereikun I tregon qe erdhi I qullur nga shiu diten e marte por me pas iku dhe familja e mesoi qe Laerti kishte humbur telefonin. Diten e enjte ben denoncimin ne polici, por i thane te kalojne 72 ore dhe me pas behet denoncimi Panajoti i tregon sesi kishte ndodhur. Qe nga ajo dite e 9 prillit 2019 nuk dihet gje per fatin e Laertit.
Emisioni 'Pa Gjurmë' arriti në gjurmët e Lindita Babit, 27-vjeçares nga Cërriku, e cila ishte denoncuar e humbur nga familja prej tre muajsh. Emisioni disponon foto dhe video të vendit ku punon si kërcimtare në një lokal nate në Tiranë. Nuk dihet nëse ndihet e kërcënuar, apo e ka zgjedhur vetë këtë rrugë, por 27-vjeçarja në një lidhje telefonike për Report Tv kërkoi që të gjithë, përfshirë edhe familjen ta linin të qetë që të jetonte jetën e saj.

"Jam shumë mirë, jam në Tiranë dhe punoj kamariere. Sot jam përpjekur që të flas me familjen, por e kanë të mbyllur telefonin. Unë banoj te Komuna e Parisit, nuk mund të them ku punoj, pasi ajo që ndodhi më hapi probleme mua dhe të punës sime. Pasi cdo kush mund të thotë në të zezë, apo prostitucion, por unë nuk shfrytëzohem, jam shumë mirë. Unë jetën time e mendova më të mirë. Kërkova kartën e identitetit, pasi është e imja. Kur të kem kohë do të shkoj ti vizitoj. Unë kam jetën time, më lini rehat që të vijoj jetën time. Më lini rehat ju edhe familja ime" u shpreh ajo.