Pa Gjurme- Akuzohet për vrasjen e shijaksit, arratiset 22 vjeçari./ Nëna: Të vërtetën e di im vëlla

2019-05-28 2

Pjesa e pare dt 16 Prill
Policia e kërkon për vrasje, i riu u arratis nga Shijaku. Ngjarja ka ndodhur në Shetël të Shijakut. Alban Baftjari tashmë kërkohet nga familjarët. Pasi ishte dënuar në vitin 2000 me 6 muaj burg, për armëmbajtje pa leje. Sot familjarët nuk kanë dijeni për fatin e 41-vjecarit. Ai u zhduk prillin e vitit 2001 nga Shijaku.

Ai qëndroi tre ditë në Shijak në banesat e vjetra të familjes me kërkesë të të atit për të punuar në pronat e familjes. Pas tre ditësh vjen policia në familjen Baftjari. Uniformat blu akuzojnë Alban Baftjarin se bashkë më një grup vetash kishin vrarë një person në Shijak për shkak se kishin shkuar për të vjedhur një bashkëfshatar. Ndërsa ndaj tij ishte ngritur një akuzë tjetër, ai ishte arratisur ndërkohë.

Lidhur me këtë ngjarje familja njeh vetëm versionin e policisë, pasi për Albanin nuk kanë më asnjë informacion për fatin e tij që prej 18-vitesh. Këta të fundit vijojnë të kenë dyshime se 41-vjecari i është bashkuar grupeve ekstremiste. Eshtë ky një tjetër denoncim nga familja Baftjari, pas asaj të bërë në tetor të vitit 2018 në studion e Pa gjurmë, kur djali i tyre Edmondi, një besimtar mysliman dhunote anëtarët e familjes.