#rtvora #tempora
Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/lQ1kuziY3f0
Kreu i demokratëve, Lulzim Basha i ftuar në emisionin ?Tempora? në RTV Ora deklaroi se Vendimi i Holandës për kthimin e vizave është akt mos besimi ndaj qeverisë Rama.
Basha: Nuk ka lidhje parlamenti shqiptar me atë që ndodhi sot në parlamentin e mbretërisë së Holandës. Ajo që ndodhi ka 3 domethënie. Pse kërkuan rivendosjen e vizave?
Nuk është akt racizmi por akt i pastër mosbesimi ndaj qeverisë aktuale, sepse prej më shumë se 3 vitesh policia holandeze dhe autoritetet kanë konstatuar një rritje jo thjeshtë të rritjes së numrit të krimeve të kryera nga rrjetet shqiptare kriminale, me bazë në Shqipëri, por edhe rritje të influencës financiare dhe organizative.
Disa prej këtyre raporteve duke operuar me bazë Shqipërinë kanë futur në dorë edhe trafikun e kokainës nga Amerika latine drejt portit të Roterdamit, apo portit të Andversit në Belgjikë.
Këtu lind problemi që për të mbuluar përgjegjësitë e tyre qeveritarët thonin çfarë problem ka me transportin e drogës. Është hera e parë, nuk ka ndodhur në botë dicka e tillë, që një shtet që i hoqi vizat, tani kërkon të rikthejë vizat. Ky është tregues i qartë i kapjes së shtetit. Cfarë prisni që një parlament që kërkon të heqë vizat do të votojë për hapjen e negociatave? Kjo është parathënie shumë e keqe. Është goditje e rëndë për vendin dhe qytetarët që duhet të paguajnë faturën e paktit të Edi Ramës me krimin e organizuar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/basha-vendimi-i-holandes-akt-mos-besimi-ndaj-qeverise-rama
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz