Stop - Komisioni i Prokurimit Publik anulon tenderin e stadiumit Prrenjas! (16 prill 2019)

2019-05-27 0

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Pak muaj më në emisionin ?Stop? u trajtua problematika e stadiumit të Përrenjasit, një investim 1 miliardë lekë i qeverisë shqiptare. ?Domosdova? është në kategorinë amatore, megjithatë qyteti do të ketë një stadium me 500 vende. Kryetarja e bashkisë, Miranda Rira, tha asokohe se stadiumi i ri, ka qenë premtim i saj elektoral.

Por pas emisionit ?Stop?, Komisioni i Prokurimit Publik ka vendosur anulimin e tenderit, duke i kërkuar bashkisë që të ribëjë një garë të ndershme.

Saimir Kodra: ?Prokuroria e Qytetit të Elbasanit ka filluar hetimet, por përtej kësaj ka edhe një institucion tjetër që është qershia mbi tortë, Komisioni i Prokurimit Publik. Për atë tender të gjitha kompanitë u ankuan, përveç asaj që fitoi, kuptohet. Të gjitha kompanitë e tjera u ankuan sepse e panë non sens, të tjerët ishin afruar që e bënin edhe me më pak para. Ç?janë këto kritere që vihen sepse nuk është domosdoshmëri për të pasur agronom, apo për të pasur fabrikë duralumini për të fituar këtë tender. Një nga kompanitë, shumë prestigjioze, që ishte këtu, ishte ajo që ka bërë stadiumin e Shkodrës, të Elbasanit etj. Në deklaratë thuhet: ?Komisioni i Prokurimit Publik gjykon se pretendimet e ankimuesve nuk do të merren në gjykim në themel, pasi procedurat e prokurimit duhet të anulohen për shkaqet e sipërcituara.? Ato që kemi thënë ne. ?Dhe për këtë arsye vendosi, të mos marrë në shqyrtim ankesat e kompanive me radhë, etj, etj, etj.? ?Autoriteti kontraktor të anulojë procedurën e mësipërme të prokurimit të prokurimit dhe me rihapjen e procedurës të ketë parasysh konstatimet e mësipërme të bëra nga Komisioni i Prokurimit Publik.? Pra i thotë Bashkisë Përrenjas, anuloje, dhe kur të bësh të riun ki parasysh këto gjëra që sapo të thamë ne dhe që ia ka thënë edhe komisioni me shkrim.?

Gentian Zenelaj: Ta fitojë kush është më i zoti, kush ka parametra më të mirë, ore në fund të fundit ta fitojë kush di të bëjë stadium një herë.

Saimir Kodra: E fitoftë më i miri. Pra, përtej të gjithës, jua dhashë këtë sqarim për të kuptuar për të gjithë ata që në komentet e tyre, sigurisht në Facebook apo në uebin tonë thoshin ?pse ç?të keqe ka?? Jo ka një të keqe të madhe, të bëhet në këtë formë ka shumë të këqija, sepse janë paratë e të gjithëve ne që shkojnë atje vetëm për një pjesë të stadiumit. Ndërsa tani besoj se me rihapjen e tenderit, kjo kryetare apo tjetër, kushdo të jetë i radhës, gjerat do të jenë më të sakta dhe më të bukura.

Kodra tregoi edhe paktin telefonik që kishte bërë me Kryebashkiaken Miranda Rira gjatë kohës që ajo ishte shtatzënë. ?Me Mirandën kemi bërë një pakt telefonik, sepse nuk e dija realisht që ishte shtatzënë. I urova të ardhtë i bardhë, pastë jetën e gjatë fëmija, qoftë i lumtur! Pas ditës së parë që ti zonjë do të lindësh, do të kesh përsëri probleme me emisionin ?Stop?. Jo me mua personalisht, por për të gjitha ato çfarë ke bër...

Free Traffic Exchange