BOOM - 16 prill 2019 - Kanali i ujërave të zeza në plazhin e Durrësit

2019-05-27 2

#rtvora #boom #Durres
Një kanal ku shkarkohen ujërat e zeza, vitet e fundit është kthyer në problemin më shqetësues për banorët e lagjes nr.13 , pranë zonës së Plazhit në Durrës.

Denoncimi u bë nga banorët e zonës në BOOM, të cilët kërkuan nga institucionet vendore që të merren masa.

Ata u shprehën të shqetësuar duke pohuar se situate është bërë e padurueshme, pasi në çdo kohë, ky kanal, përveç erës së pakëndshme , tërheq edhe insekte, sidomos gjatë verës.

"Kanali është kthyer në gropë, nuk ka shkarkim, nuk ka grykëderdhje. Nuk guxojmë të hapim dritaret, mushkonjat na mbysin. Na thonë që do ta rregullojmë, por nuk na kanë dhënë asnjë ndihmë"

Banorët u shprehën se kanë trokitur disa herë në dyert e institucioneve, por nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.

BOOM iu drejtua edhe njësisë administrative 5, të cilët garantuan se situata do të zgjidhet brenda 10 ditësh.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/boom-kanali-i-ujerave-te-zeza-rrezik-shendetin-e-banoreve-te-plazhit-durres

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange