www.tvklan.al Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; Ajo është një ndër Miss-et shqiptare më kontroverse, provokuese dhe antirymë. Egla Harxhi është padyshim një nga modelet shqiptare që ka provokuar gjithmonë me daljet e saj në mediat rozë.
Marrëdhënia e pazakontë me partnerin e saj, në të cilën përfshiu edhe një tjetër vajzë ka qenë gjithmonë një ndër temat që ka tërhequr vëmendjen e publikut. Por kjo marrëdhënie nuk funksionoi pas ardhjes në jetë të djalit të saj. Sot ajo ishte e ftuar në emisionin ?Rudina? në Tv Klan nga ku rrëfeu emocionet e mëmësisë.
?Tani që jam bërë nënë çdo gjë ka ndryshuar. Kur kuptova se isha shtatzënë nisi ndryshimi sepse zgjedhja për të mbajtur një fëmijë kur nuk ishte e parashikuar më bëri të kuptoj përgjegjësitë që kisha. Mendoj se nuk bëjmë fëmijë thjeshtë sepse kemi nevojë të bëjmë fëmijë apo për të plotësuar boshllëqet tona. Përveçse kuptova se kisha përgjegjësi, kuptova edhe që unë si Egla nuk isha më në plan të parë. Forca për të luftuar për diçka që unë e besoj u rrit pas lindjes së djalit. Emri Luxifer ka kuptimin sjellës i dritës dhe është absurde të mendosh që një nënë mund t?i vërë një emër me konotacion negativ fëmijës. Alexandre nuk ka qenë i pranishëm kur lindi djali, unë nuk doja që të ishte. I kemi ndarë përgjegjësitë, ai do të vazhdojë detyrat e tij dhe unë do të merrem me djalin?, tha Harxhi.