#rtvora
Ministri i Turizmit Blendi Klosi tha se qeveria shqiptare ka realizuar një marrëveshje me qeverinë italiane, për punësim sezonal në Hoteleri-Turizëm. Këto deklarata Klosi i bëri gjatë një takimi me nxënës të Hoteleri Turizmit në Shkodër, ku nënvizoi dhe nevojën për punësim.
Klosi: Unë mendoj që investimet duhet të vazhdojnë, por ajo që duhet më shumë është që ju vetë të keni më shumë hapësira për praktika pune, në industri dhe për ata që mësojnë në Hoteleri-Turizëm besoj që janë në vitin e dytë dhe të tretë, i lejon mosha për tu punësuar pranë një biznesi gjatë sezonit të verës, ku ka kërkesa pa fund. Dhe realisht kemi kërkesa jo vetëm nga strukturat akomoduese në Shkodër, Velipojë, Shëngjin, por kemi kërkesa të vazhdueshme edhe nga rajoni, që duan të kenë djem dhe vajza për ti punësuar, qoftë në Malin e Zi, qoftë në Kroaci.
Deputeti socialist i qarkut, Ditmir Bushati theksoi se ky moment i rëndësishëm në zhvillimin e turizmit, duhet ti bëjë të rinjtë të reflektojnë për të ardhmen e tyre.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/klosi-ata-qe-mesojne-hoteleri-turizem-duhet-te-bejne-praktika-pune-ne-industri
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz